Rebel Micro Sim Card: Akoma një tjetër zgjidhje për dekodim të iPhone 4!

Mbas Gevey SIM unlock por dhe shërbimit që ofron  cutyoursim.com, një sugjerim tjetër vjen për të dhënë shpresa të gjithëve përdoruesve që kanë iPhone 4 të koduara dhe nuk munden t’i përdorin.

Rebel Micro Sim Card është një zgjidhje hardware e cila ngjitet në karten SIM dhe zhbllokon iPhone 4 me baseband 1.59.00, 02.10.04, 03:10.01 dhe 04.10.01 të cilat ndodhen në iOS 4, 4.1, 4.2, 4.2.1, 4.3 dhe 4.3.1. Dekodimi që bëhet do të jetë untethered dhe në bazë të kompanisë do të ketë mbeshtetje me anë të software update në rast që Apple bën ndryshime të cilat bllokojnë funksionin e sajë.

Rebel Micro Sim Card qarkullon në dy versione. Njëri zevëndeson  SIM tray të  iPhone (44€) dhe një – më e lirë,  33€- që nga ana estetike është të pakten tragjike.

Nëse deshironi mund të merrni Rebel Micro Sim Card si më poshtë:

 

  • Rebel Micro Sim Card: link
  • Rebel Micro Sim Card Lite: link

[via 9to5mac]

Iphone Shqip nuk mban asnjë pergjegjësi për çdo problem mund të ndodhë nga montimit të Rebel Micro Sim Card.

stack